Përdorimi dhe kuptimi i termave të endemisë, epidemisë, dhe pandemisë ka ndryshuar rrënjësisht me kalimin e kohës dhe madje edhe sot nuk ka një përkufizim të qartë.
Në Greqinë e lashtë, pandemi do të thoshte ‘diçka që lidhet me të gjithë njerëzit’.
Kur termi pandemi (ose ‘pandemick’) filloi të përdorej në shkencën e hershme moderne, termi u përdor si sinonim i epidemisë dhe u cilësua si një sëmundje që përhapet në një popullatë, sesa një sëmundje që përhapet papritur.
Në shekullin e 19-të, pandemia dhe epidemia mbetën ende sinonime të njëra-tjetrës. Në botimin e fjalorit të tij në vitin 1828, Noe Uebster e përcaktoi pandeminë si ‘Incident për një popull të tërë; ndërsa epideminë; si një sëmundje pandemike’.
Zhvillimi i paradigmave
Në fund të shekullit të 19-të, përkufizimi i pandemisë, me konotacionet e saj tashmë të njohura si e ‘papritur’ dhe ‘gjeografikisht e përhapur’, erdhi në vëmendjen e të gjithëve.
Dy sëmundje mendohet se kanë bërë dallimet mes tyre: kolera dhe gripi. Akute dhe shumë ngjitëse, këto sëmundje përfshinë globin në valë të përsëritura.
Teoria e mikrobeve e bëri më të lehtë për të kuptuar sëmundjet si fenomene të shkaktuara nga agjentë të veçantë, të lëvizshëm. Imperializmi Europian i dha jetë ‘gjeografisë mjekësore’ dhe ‘mjekësisë tropikale’, duke i konceptuar sëmundjet në terma planetarë. Në vitet 1870 dhe 1880 fjala pandemi filloi të përdorej më gjerësisht dhe më pas, siç argumentuan David Morens, Gregory Folker dhe Anthony Fauci në 2009, përhapja e pandemisë së gripit 1889-92 bëri që termi pandemi të përdorej më gjerësisht, transmeton abcnews.al
Pandemia e viteve 1889-92 ‘erdhi si një befasi totale; nuk kishte pasur ndonjë epidemi më të madhe që nga viti 1847-8 ‘. Pandemia u përhap me shpejtësi në të gjithë botën dhe besohet se e ka origjinën nga Azia Qendrore ose Rusia. Pandemia u përhap në Europën Perëndimore dhe SHBA deri në fund të dhjetorit.
Pacientët kishin ethe dhe probleme me frymëmarrjen duke zhvilluar shpeshherë edhe pneumoni. Sipas vlerësimeve rreth gjysma e Francës dhe pothuajse gjysma e Gjermanisë u infektuan. Shkalla e vdekshmërisë ra në mënyrë disproporcionale tek të moshuarit.
Shkaku i kësaj pandemie mendohet se është i njëjtë si gripi. Kjo hipotezë mbështetet në përshkrimet bashkëkohore klinike, si dhe modelin e përhapjes dhe përsëritjes së saj.
Shkaku i pandemisë së viteve 1889-92 ishte: Koronavirusi OC43. Kjo është një nga shtatë llojet e koronaviruseve që mund të infektojnë njerëzit. Mund ta quajmë si kushëriri i SARS-CoV-2.
Infeksioni OC43 shkakton ftohjen e zakonshme dhe është një nga patogjenët më të përhapur të frymëmarrjes në botë. Mikrobiologët përdorin një mjet të njohur si ‘ora molekulare’ për të vlerësuar periudhën e ngjarjeve evolucionare, duke përdorur shkallën e mutacionit për të matur kohën që i nevojitet një patogjeni të ndryshojë në një tjetër.
Sipas të dhënave të një analize, virusi OC43 u shfaq në 1890.
I pamëshirshëm
Ky patogjen u shfaq vetëm 130 vite më parë, rreth kohës kur fjala pandemi fitoi një përdorim të gjerë. Historia e sëmundjes njerëzore është historia e evolucionit të pamëshirshëm të patogjenit, i nxitur nga ndryshimi shpejtë i njerëzimit.
Historia e virusit nuk ofron ‘shembuj udhëzues’ dhe nuk të krijon mundësi për të zhvilluar ndjenjën e ndërveprimit të vazhdueshëm midis zhvillimit shoqëror njerëzor dhe evolucionit të patogjenit.
Marrin si shembull Murtajën Antonine, e cila goditi Perandorinë Romake gjatë mbretërimit të Marcus Aurelius. Murtaja shpërtheu në 166 pas Krishtit dhe filloi të përhapej në të gjithë Perandorinë nga ushtritë që ktheheshin nga Parthia.
Pavarësisht se grekëve dhe romakëve u mungonte një ekuivalent mjekësor për të përcaktuar fjalën pandemi, burimet e përshkruajnë qartë murtajën si: një ngjarje e papritur, shpërthyese, që u përhap gjeografikisht kudo.
Sipas të dhënave historike murtaja preku të gjithë botën, shkaktoi shumë viktima nga kufijtë e Persisë deri në Rhein dhe në Gali.
Burimet letrare si hiperbolike ose retorike, dëshmojnë, në mënyrë të pavarur dhe të vazhdueshme, nga çdo zhanër dhe pikëpamje e mundshme, përmes mediave dhe gjuhëve të ndryshme, se kjo murtajë ishte një ngjarje madhore.
Me fjalë të tjera, pandemia ishte diçka e panjohur. Shoqëritë e Perandorisë Romake kishin një barrë të rëndë të sëmundjeve infektive në çdo kohë. Sëmundjet endemike si malarja, tuberkulozi, tifoja dhe një sërë infeksionesh gastroenterite përfshinë popullin romak.
Si në çdo shoqëri ku mbizotërojnë sëmundjet infektive, niveli i vdekshmërisë pëson ndryshime nga sezoni në sezon, nga viti në vit. Nëse Italia e lashtë ishte si Italia mesjetare, atëherë sëmundje të tilla si malarja cilësohen si endemike dhe epidemike.
Në një shoqëri ku mjekësia nuk ishte shumë e përparuar njerëzit e dinin së shkalla e vdekshmërisë ishte e lartë. Por kronikat dhe historitë antike nuk tregojnë për raporte të larta të viktimave.
Sipas të dhënave të tjera historike, murtaja u përhap në të gjithë Italinë në të njëjtin vit pas vrasjes së Julius Caesar. Pas një ngjarje të madhe dhe tragjike sa vrasja e Cezarit vendi u përball edhe me një epidemi rajonale.
Duke pasur parasysh shpejtësinë, forcën dhe shtrirjen gjeografike të Murtajës Antonine, agjenti ishte ndoshta një patogjen që mund të ketë origjinën nga Mesdheu i lashtë.
Sekuencat e gjenomit
Edhe pse nuk dihet se çfarë patogjeni shkaktoi murtajën Antonine, duhet të mësojmë më shumë rreth historisë të patogjenëve njerëzorë nga sekuencat e gjenomit.
Në librin “Murtaja dhe Populli” (1976), William McNeill fliste për një histori në të cilin Revolucioni Neolitik ishte pika themelore e historisë së sëmundjes. Mënyra e jetesës dhe kafshët shtëpiake bënë që të shfaqeshin sëmundje të reja në të gjithë Botën e Vjetër.
Kjo histori nuk është aq e gabuar. Me një numër të madh të dhënash gjenetike mund të shihet më qartë se kafshët e egra (sidomos lakuriqët e natës dhe brejtësit, por edhe primatët dhe zogjtë) kanë qenë shkaktar i sëmundjeve të reja infektive.
Përvoja romake nuk ofron mësime por tregon perspektivë. Rritja e popullsisë njerëzorë (300 milion në kohën e murtajës Antonine, tani drejt tetë miliardë) është pjesë e një përshpejtimi afatgjatë të shtimit njerëzor dhe shfrytëzimit të planetit.
Ndërsa rritja e popullsisë vazhdon të rritet gjithashtu rritet ekspozimi ynë ndaj patogjenëve të rinj dhe mundësia për t’u infektuar.
Pandemia aktuale është pjesë e këtij modeli. Historia e sëmundjeve infektive ndihmon njerëzimin të kuptojnë se asgjë nuk është e pamundur dhe e habitshme. Ashtu si ndodh një tornado në Oklahoma kur vjen pranvera, një pandemi e tillë ishte e pashmangshme, megjithëse ishte e vështirë të parashikohej. Dhe kjo pandemi nuk do të jetë e fundit.