Aktorja e famshme hollivudiane thotë Sharon Stone, ka habitur me deklaratën e saj duke thënë se është lodhur nga meshkujt dhe se tashmë ka vendosur të heq dorë prej tyre. Në një intervistë që ka dhënë për mediat e huaja është shprehur se ka hequr dorë nga takimet me meshkujt dhe tani do do të kalojë shumë kohë me familjes dhe miqve. Ndër të tjera 62-vjeçarja, ka treguar se është divorcuar dy herë, tha se ishte përballur me takime “të pasinqerta” dhe sipas saj tashmë nuk ia vlen që të humbasë më kohë.
“I kam dhënë fund takimeve. Nuk kam dal më në takime. Njerëzit që janë të pasinqertë dhe nuk ia vlen koha ime. Më shumë e shijoj kohën time të vetme dhe kohën time me fëmijët dhe miqtë e mi.”- tha ajo.
Sipas mediave të huaja aktorja vitin e kaluat tentoi të gjente dashurinë përmes aplikacionit të takimeve Bumble, por ia mbyllën adresën pasi disa përdorues e kishin raportuar, të bindur se ishte i rremë dhe dikush tjetër po përdorte emrin e saj. Stone reagoi, duke thënë se ishte ajo, por tashmë duket se ka hequr përfundimisht nga meshkujt, pas dhjetëra lidhjeve që ka pasur ndër vite.
g.kosovari