Policia britanike është përplasur me qytetarët mbrëmjen e djeshme, vetëm disa orë para se kryeqyteti të zhytej në një bllokim të dytë si pasojë e përhapjes së Covid-19.
Si çdo fundjavë, të rinjtë por jo vetëm, kanë dalë për të shijuar natën e tyre të fundit të lirisë, teksa oficerët patrullonin rrugët për thyerje “të rrezikshme dhe të pamatur” të masave strikte të koronavisurisit.
Një situatë e tillë u krijua pasi nëntë milionë londinezë u futën në një lockdown të dytë në mesnatë, duke parandaluar njerëzit që të dalin nëpër lokale e pub-e.
Policia arriti që të patrullonte rrugët dhe të shkatërronte tubimet ku kishte shumë njerëz, të cilët nuk dëshironin që të ktheheshin në shtëpi në orën 22:00.
Nga pamjet e publikuara nga mediat britanike shihet qartë se ka patur edhe arrestime gjatë mbrëmjes së djeshme.