Detaje te reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit në Himarë.
Mësohet se Niko Goro u ekzekutua me 5 plumba teksa ndodhej para supermarketit të motrës së tij, në qytetin e Himarës.
Një person i maskuar doli nga një furgon dhe qëlloi 5 herë me kallashnikov në drejtim të biznesmenit.
Nga të shtënat me armë zjarri mbeti e plagosur edhe motra e tij. Kjo e fundit është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet se Goro ka pasur disa probleme me çështjen e pronave, megjithatë nuk dihet ende nëse ka qenë ky motivi i ekzekutimit.
Biznesmeni është kushëri me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të saj.
g.kosovari