Më 2010, një fotografi e Gerard Piqué dhe Zlatan Ibrahimoviç, në atë kohë shokë skuadre te Barcelona, shkaktoi hamendësime të ndryshme mbi raportet midis tyre.
Në foto, dy lojtarët shfaqeshin në parkingun e qendrës sportive ku stërviteshin, të kapur butësisht për dore, duke krijuar përshtypjen se ishin më tepër se thjesht shokë e kolegë.
Pesë vjet më vonë, mbrojtësi 28-vjeçar i Barcelonës, i martuar me këngëtaren kolumbiane Shakira, flet për herë të parë për atë foto në një intervistë me revistën angleze “FourFourTwo”. “Sapo kisha publikuar autobiografinë time dhe Zlatan më thirri për të më uruar. Unë jam tip shumëp i afrueshëm dhe fotografi na ka kapur pikërisht në momentin kur u kapëm për dore. Në atë kohë gazetarët i dhanë shumë rëndësi kësaj fotoje. Ishim në prag të ndeshjes me Real Madrid, prandaj mendoj se shtypi donte të na destabilizonte me çdo mënyrë”.