Kur Shenzhen-i u përcaktua një Zonë e Posaçme Ekonomike në vitin 1980 si një qytet i vogël port në jug të Kinës, pak mund ta kishin parashikuar arritjen e jashtëzakonshme të qytetit në zhvillimin ekonomik. 40 vjetë më vonë, fushat rurale i lanë vendin metropolit të përparuar urban plot rrokaqiej të mrekullueshëm, një sërë kompanish të teknologjisë së lartë dhe një portë për udhëtarët e huaj.
Me rastin e 40-vjetorit të themelimit të Zonës së Posaçme Ekonomike, presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në një mbledhje të rëndësishme më 14 tetor në Shenzhen. Duke njohur këtë moment historik në historinë e Shenzhen-it, presidenti Xi tërhoqi vëmendjen se sa larg ka arritur Kina në udhëtimin e saj që nga fillimi i reformës dhe hapjes së fundit të viteve 1970. Si Zona e parë e Posaçme Ekonomike e Kinës, Shenzhen-i simbolizon kalimin e shpejtë të vendit nga errësira ekonomike në aftësi ekonomike.
Historia e shndërrimit të jashtëzakonshëm të Shenzhen-it, nga një fshat peshkimi në një nga qytetet kryesore të teknologjisë së lartë në botë, është një histori që ekonomistët kanë studiuar si një model për zhvillimin industrial. Gjatë këtyre 40 viteve, PBB-ja e Shenzhen-it u rrit me një normë vjetore mesatare prej 20.7 për qind dhe PBB-në për frymë që arriti në 30 mijë dollarë, sipas kryetarit të Bashkisë Chen Rugui. Sot, PBB-ja e Shenzhen-it është më e lartë se ajo e Singaporit.
Qeveria e qytetit Shenzhen synon të sigurojë një rritje të qëndrueshme afatgjatë.
Një mjet i tillë për rritje të vazhdueshme është mbajtja e niveleve të larta të investimit në kërkim-zhvillim, tashmë më e larta në Kinë duke arritur 4.2 për qind të PBB-së së saj vetëm vitin e kaluar. Ky përqendrim në gjenerimin e novacionit është pikërisht ajo që i ka mundësuar Shenzhen-it të bëhet një qendër teknologjike dhe të cilësohet si “Lugina e Silikonit” e Kinës.
Një tjetër forcë shtytëse për rritjen e ardhshme të qytetit është identiteti i tij unik si një qytet migrantësh dhe novatorësh.
Kompanitë kryesore teknologjike Kinës kanë korrur përfitimet e këtij djepi sipërmarrësish e talentesh.
Kompanitë me seli në Shenzhen përfshijnë “BYD”, prodhuesi më i madh në botë i baterive të rikarikueshme; “Huawei”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të komunikimit; dhe “Tencent”, gjiganti i internetit, i cili prodhon lojëra dhe aplikacione në internet dhe ka krijuar “WeChat”. Me seli në Shenzhen janë po ashtu edhe gjiganti i komunikimit “ZTE” dhe “DJI”, prodhuesi më i madh global i dronëve civilë. Këto kompani do të vazhdojnë të tërheqin burime dhe talent në qytet gjatë edhe në të ardhmen.
Në fillim të këtij muaji, Shenzheni mori drejtimin monedhës digjitale kineze, duke lëshuar monedhë digjitale me vlerë 10 milionë juanë për 50 mijë banorë të zgjedhur rastësisht të cilët kishin aplikuar.
Të gjithë këta shembuj janë dëshmi e statusit të Shenzhen-it si një prototip, një qytet eksperimental, nga i cili pjesa tjetër e Kinës mund të mësojë.
Qytetet e tjera të Kinës do të ndjekin nga afër hapat e Shenzhen-it për të bërë hapin teknologjik në epokën e re.