Sezonit vjeshtë-dimër është parë gjithmonë si ‘kërcënim’ për shkak se ulja e temperaturave dhe rikthimi i virozave e përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen me pandeminë. Nëndrejtorin e ISHP-së, Dritan Ulqinaku i ftuar në emisionin “Repolitix” tha se situata është e frikshme dhe mjaft dinamike, pasi mund të ndryshojë tmerrësisht shpejt dhe brenda ditëve mund të kemi dyfishim të rasteve ose mbi 500 raste në ditë nëse qytetarët nuk mbrohen dhe çedojnë në mbajtjen e maskave dhe distancimit social.
Për Ulqinakun kjo vjen si pasojë e vetë stinës dhe se qytetarët jo vetëm të ndërgjegjësohen ne ruajtjen e distancës dhe higjienës por dhe të mos neglizhojnë përdorimin e maskës, pasi një gabim i vogël dhe mund t’i kthejë në pacientë. Ulqinaku tha se problem i madh mbetet agresiviteti i virusit, ku pacientë e shtruar shumica paraqiten në gjendje tepër të rëndë.
“Maska është një sensibilizim detyrues pasi po afron një stinë që ka filluar e frikshme. Ka një rritje të jashtëzakonshme në të gjithë Europën jo vetëm tek ne. Situata ndoshta nuk ka të bërë shumë me numrat se sa me gjendjen e rënduar të atyre që janë të shtruar. Situata është shumë dinamike dhe kësaj i ruhemi. Shumë shpejt mund të kemi dyfishim të rasteve ditore, mbi 500 raste pasi kemi të bëjmë me një infeksion respirator që përhapet shumë shpejt. Edukata e sjelljes është e domosdoshme ndaj këtij virusi, edhe me një cedim të vogël mund të kthehesh në një pacient shumë shpejt”, tha Ulqinaku.
Ditën e sotme vendi ynë shënoi një shifër rekord të infektuarit prej 257 persona dhe 5 viktimash. Po sot hyri në fuqi ligji për mbajtjen e maskës së detyrueshme edhe në ambientet e hapura për të frenuar sa më shumë virusin.
/a.r