Otis Johnson ka qenë i burgosur 44 vite. Ai ishte 25 vjeçar kur u dënua ndërkaq u lirua në moshën 69 vjeçare.
Kur doli jashtë, pa se bota ka ndryshuar. Ai bën krahasime të asaj kohe me kohën e tashme.
Thotë se gjithçka ka ndryshuar.
Ai thotë se është i habitur me teknologjinë e re që është përballë tij.
“Njerëzit mbajnë diçka në vesh. Duken si agjentë të CIA-s, por në të vërtetë thonë se janë duke dëgjuar muzikë”, thotë ai.