Vazhdojnë replikat në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Ky i fundit vetëm pak më parë ftoi shqiptarët që të marrin shembull nga Kirgistani, ku sipas presidentit të Shqipërisë populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës si rrëzohen regjimet.
Nuk ka vonuar dhe replika e kryeministrit Rama i cili në një status të fundit në twitter duke iu drejtuar presidentit shkruan se: futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!
Postimi i plotë:
Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë!
Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!
/e.rr