Me një postim në Twitter, Ilir Meta fton shqiptarët që të marrin shembull nga Kirgistani.
Ai përshëndet edhe dorëheqjen e Presidentit në fjalë teksa shton se, populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës si rrëzohen regjimet.
“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.
Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.
Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!” – thotë Ilir Meta.
/javanews/a.r