Këtë të enjte kur ka hyrë në fuqi dhe vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskave, kryeministri Rama ka kujtuar gripin spanjoll të 100 viteve më parë.
Ai ka postuar disa foto në Facebook nga qytetarë të cilët mbanin maska duke shkruar se gjatë vitit 1918 pandemia zgjati 2 vite dhe infektoi 500 milionë persona dhe vrau 50 milionë të tjerë.
Sipas tij, kjo ka ardhur për shkak të mosrespektimit masiv të rrëgullave duke i bërë dhe njëherë apel të gjithë qytetarëve për domosdoshmërinë e mbajtjes së maskave.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama.
g.kosovari