Rovena Stefa i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të lejojë edhe këngëtarët të punojnë me masa mbrojtëse ndaj Covid-19.
E ftuar në studion e ‘Ftesë në 5”, Stefa tha se nëse nuk bëhet kjo gjë, ajo do t’i shkojë Ramës në shtëpi dhe do t’i këndojë në vend të këndesit.
“Në rast se ky nuk vendos që ne këngëtarët të punojmë si të gjithë të tjerët që punojmë, me masa dhe ne.
Të na lejojë të këndojmë se ndryshe ne do të bëhemi një grup do të shkojmë në Surrel, sepse jam e bindur se ai i thotë qenve pusho andej e këndej dhe këndesave ia ka mbyll zërin.
Kështu që do të shkojmë ne në vend të këndesit dhe do ta zgjojmë çdo mëngjes. E more vesh zoti kryeministër,”– tha këngëtarja.
/a.r