Qentë mund të zbulojnë përmes nuhatjes deri në 100% të të infektuarve nga COVID-19. Zbulimi është bërë nga një ekip shkencëtarësh franko-libanezë kanë kryer eksperimente me qenë të stërvitur posaçërisht.
Qentë po rezultojnë të jenë më të saktë në zbulimin e rasteve të infektimit me COVID-19 se tamponët. Një ekip shkencëtarësh franko-libanezë thotë se qentë kanë zbuluar gati 100% të personave të infektuar me koronavirus.
Shkencëtarët kanë kryer një studim ku kanë stërvitur 20 qenë që janë pjesë e ekipit të sigurisë së aeroportit të Beirutit. Qentë u trajnuan për të nuhatur praninë e COVID-it përmes gjendrave të djersës të pasagjerëve që qarkullonin në aeroport.
Nga provat e kryera rezultoi se qentë zbuluan thuajse të gjitha rastet e personave bartës të COVID-it, madje ishin të saktë në zbulimin e asimptomatikëve. Edhe ekipe të tjera shkencëtarësh në mbarë botën janë duke stërvitur qentë që nuhatjen e kanë shqisën më të zhvilluar pasi kanë rreth 220 milionë receptorë të aromës.
Stërvitja e qenve për nuhatjen e COVID-it zgjat 6-8 javë dhe mund të angazhohen në aeroporte, shtëpi pleqsh dhe hapësira publike pa rrezikun e infektimit të tyre ose transmetimit të infeksionit.
/a.r