Artur Metani, Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ka raportuar sot pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi shkeljet e konstatuara mbi gjyqtarin Markelin Kuqo, për të cilin u kërkua dhe shkarkimi nga detyra.
Kjo kërkesë në KLGJ ka sjellë pasditen e së mëkurës reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili përshëndet ILD-në.
“Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm! Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi” – shkruan kreu i ekzekutivit.
Gjyqtari Kuqo liroi në mënyrë të dyshimtë Gerd Gjinerarin, i dënuar për vrasjen e Arben Grorit në Itali më ’97.
/a.r