Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid tha për CBS News të SHBA se ata duan që Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale të SHBA, “sepse ai ka provuar të jetë një politikan i cili ka përmbushur të gjitha premtimet për popullin amerikan, dhe megjithëse i ka humbur disa gjëra të vogla, premtime”.
“Ne besojmë se shumica e amerikanëve janë lodhur nga paqëndrueshmëria, problemet ekonomike dhe gënjeshtrat e politikanëve dhe për këtë arsye do të votojnë për Trump sepse ai është i vendosur dhe mund të kontrollojë situatën në vend. Politikanët e tjerë, si Biden, këndojnë parulla joreale”, tha Mujahid.
Një tjetër udhëheqës i talibanëve i tha CBS se ai shpresonte që Trump do të fitonte dhe do të tërhiqte trupat amerikane nga Afganistani.
“Trump mund të jetë qesharak për pjesën tjetër të botës, por ne, talibanët, mendojmë se ai është i arsyeshëm dhe i mençur,” tha ky udhëheqës Taliban.
I njëjti udhëheqës shprehu shqetësimin se Trump ishte infektuar me koronavirus: “Kur dëgjuam se kishte COVID, ne ishim shumë të shqetësuar, por ai duket se po shërohet”.
Por zëdhënësi i fushatës së Trump, Tim Murtaugh tha se ata po refuzonin mbështetjen e talibanëve: “Talibanët duhet ta dinë që presidenti gjithmonë, me të gjitha mjetet, do të mbrojë interesat amerikane”.