Pak kohë më parë këngëtarja Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku, deklaroi se do të krijonte një parti politike, ndërkohë që në statuset e saj, shfaqte rebelizëm ndaj sistemit politik në vend.
Por siç duket këngëtarja është tërhequr nga ky vendim, dhe shkruan se nuk do të merret me politikë, por do të shohë interesat e saj personale, duke shtuar se tashmë është e lumtur edhe është rikthyer me bashkëshortin gjerman.
“Miq të dashur, më vjen keq që jam zhdukur për një kohë të gjatë pa habere nga unë. Unë kam vendosur të shoh interesat e mia private dhe nuk do merrem më kurrë me politikë në jetën time, perveçse si artiste.
Jam mirë, jam e lumtur dhe e rikthyer me burrin tim.
Ju uroj të gjithëve fat dhe mbarësi dhe ju kërkoj ndjesë që ju zhgënjeva me këtë vendim kaq egoist, ku pashë vetëm interesin tim. Ju falenderoj shumë për besimin, përkrahjen dhe angazhimin.
Ndihem me fat që ju kam dhe uroj t´jua shpëblej ndonjë ditë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.