Është rënduar bilanci i koronavirusit në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 41 persona, si dhe janë konfirmuar pozitivë me virusin e rëndë 5901 persona.
Kështu, autoritetet italiane njoftojnë se numri total i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 36 246, ndërsa janë infektuar deri më tani 365 467 persona, që nga shpërthimi i virusit në muajin shkurt të këtij viti.
Kujtojmë se Italia ishte ndër vendet më të goditura nga koronavirusi në botë.
/a.r