Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat nga selia e Partisë Socialiste.
Rama është shprehur se nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kthehen në parlament nga presidenti Ilir Meta, siç ky i fundit ka paralajmëruar, Kuvendi do t’i votojë sërish, teksa ka dhe një përgjigje për kryedemokratin Lulzim Basha.
“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor Meta bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar”, tha Rama.
Sa i takon paralajmërimit të kryeopozitarit Basha se kryeministri do të mbajë përgjegjësi penale nëse nuk zbaton planin e tij me 5 pika për ekonominë, Rama tha:
“Kush është ky plani me 5 pika, nuk kam asnjë ide për planin me 5 pika!”
g.kosovari