Në Vaqarr të Tiranës, një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi pasi ka qëlluar me thikë A.T., 27 vjeç.
Ndërkohë që konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.Xh, 21 vjeç, pasi në Vaqarr, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.T., 27 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika”, njofton policia.
/a.r