Një tjetër hap në historinë e Formula 1 për Lewis Hamilton që në Nurgburgring ka siguruar suksesin e 91-të në Botëror dhe ka barazuar Maichael Schimacher, në pritje për të barazuar edhe 7 titujt e tij.
Në podium me kampionin e Mercedes janë ngjitur Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo.
Ferrari ka zënë vendin e shtatë me Leclerc dhe të njëmbëdhjetin me Vettel.
Valteri Bottas e ka nisur nga vendi i parë garën, por ka qenë i detyruar të tërhiqet pas çerekut të garës për shkak të problemeve me power unit.
/a.r