Policia e Vlorës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi mbrëmjen e djeshme përplasi aksidentoi dy gra.
Policia bën të ditur se në pranga ka rënë shtetasti F.Z banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, pasi përplasi me makinë shtetaset F.K., 65 vjeçe dhe Y.B., 60 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë, të cilat u shtruan në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Policia ka arrestuar ne flagrancë shtetasin F.Z., 21 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, pasi më datë 09.10.2020, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka aksidentuar shtetaset F.K., 65 vjeçe dhe Y.B., 60 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë, të cilat u shtruan në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.M., 19 vjeç, banues në Ksamil Sarandë, pasi është kapur në flagrancë në aksin rrugor Sarandë – “Ura e Gajdarit”, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin e markës “Dajang”, pa targë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një automjet ka përplasur dy këmbësore, te bulevardi në Skelë. Sipas burimeve të dy gratë morën lëndime ku më pas u dërguan me urgjencë në spitali për të marrë shërbimin mjekësor.
g.kosovari