“O Spiropalist ordiner”, kështu shkruante presidenti Ilir Meta në një fjali të tij në përgjigjen që i dha kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e sulmoi disa herë gjatë Asamblesë së PS.
Kjo ka sjellë reagimin e ministres Elisa Spiropali, e cila është kapur me një “gafë” të Metës lidhur me një nga reagimet e tij.
Elisa Spiropal duke e cilësuar si “baba Xhike” i kujton presidentit se Qerim Sula këngëtari dibran që e ke dekoruar para 10 ditësh, nuk quhet Qerim Kulla dhe mos ta ngatërronte me Ilir Kullën.
Në fund Elisa Spiropali, pyet Metën se a do të dekoronte Peçon e Luanin për “këngët” ndaj saj.
Postimi i plotë:
Baba Xhike nuk quhet Qerim Kulla po Qerim Sula këngëtari dibran që e ke dekoruar para 10 ditësh, po e ngatërron me Ilir Kullen që mesa duket do ta dekorosh për këngët e paguara kundër Shqipërisë në mediat e huaja! Po Peços dhe Luanit kur do ia japësh dekoratën për këngët për mua?
/e.rr