Rriten rastet e pacienteve me koronavirus që kanë nevojë për shtrim në spital.
Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë, në dy spitalet po marrin trajtim 239 persona, prej të cilëve 17 kanë hyrë në terapi intensive, ndërsa 6 janë në intubim dhe janë në gjendje kritike për jetën.
Kjo është shifra më e lartë e të shtruarve në spital që prej fillimit të pandemisë.
Ndërkohë në dy spitalet Covid po trajtohen disa pacientë të cilët rezultojnë Covid negative me teste, por kanë simptomat klinike të sëmundjes.
/e.rr