Është shtyrë për në datën 23 tetor, seanca për Izetë Haxhinë. Mësohet se shtyrja e seancës u bë pasi mungonte avokati i Haxhizë Idajet Beqiri. Ky i fundit është karantinuar në banesë, pasi dyshohet se është i infektuar me COVID-19.
Izet Haxhia është, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar të thirren si dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj tij Sali Berishën, Jaho Mulosmanin dhe Ylli Rakipin.
Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar për gati 20 vite në Turqi dhe më pas u ekstradua në Shqipëri në 8 maj të vitit 2018. Me të ardhur në Shqipëri, Haxhia kërkoi rihapjen e procesit gjyqësor, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.
g.kosovari