Qeveria e Hong-Kongut thotë se do të forcojë disa masa për të kontrolluar përkeqësimin e gjendjes së COVID-19.
Të enjten në Hong-Kong u raportuan 18 raste të reja të konfirmuara të COVID-19, 14 prej të cilave me burim të brendshëm.
Burimi i infektimit në njërin prej rasteve ende mbetet i panjohur.
Një zyrtar u shpreh se po rriten shqetësimet për një valë tjetër të epidemisë pas shtimit të numrit të rasteve.
Forcimi i masave përfshin hetimin dhe gjurmimin e rasteve të konfirmuara, forcimin e testimit në nivel lagjeje dhe të testimit për grupe të veçanta, duke ndërtuar disa qendra të përkohshme testimi në zonat me vatra të mëdha infeksionesh.
Sipas të dhënave zyrtare, mbi 100 pacientë janë ende shtruar në spital, përfshi 10 në gjendje të rëndë.
/a.r