Një person është plagosur me thikë pas një sherri të çastit.
Ngjarja është raportuar pasditen e sotme në lagjen numër 17 të Korçës.
Gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë.
Ky i fundit u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r