Ditën e sotme, zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi ka akuzuar gazetarin, Baton Haxhiu, duke thënë se, për një vilë në Palasë është i gatshëm të shesë gjysmën e Kosovës e t’i dhurojë Serbisë, Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë.
Për këtë ka reaguar, gazetari Mero Baze. Përmes një postimi në Twitter, Baze shkruan se, Blushi ka harruar që Haxhiu jeton në ish-vilën e Metës në Golem.
“Ky BibiBlushi Metës sot ka bërë sulmin e radhës ndaj gazetarëve. Interesant është që akuzon Baton Haxhiun që do të blejë një vilë në Palasë dhe harron që Batoni jeton në ish-vilën e Ilir Metës në Golem. Me sa duket ka pasur plan t’i shesë vilën në Lalëz tani dhe është bërë xheloz.”– shkruan Baze.
/a.r