Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me KLGj duke thënë se është në veprim i duhur që po mbështet sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar vetingun të cilët do aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Yuri Kim SHBA shpreson që kjo nismë do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës.
“Shqipëria ka nevojë për ju” e mbyll reagimin e saj Yuri Kim.
Reagimi i plotë i ambasadores:
“Shumë mirë që KLGJ (pas KLP) po vepron për të mbështetur sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar vetingun të cilët do aplikojnë në dy vendet vakante në GJK. Ne shpresojmë se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. 🇦🇱 ka nevojë për ju!
/e.rr