Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka vijuar turin e tij “Fjalën e kanë qytetarët” në fshatin Paçram, nga ku bëri thirrje që banorët t’i bashkohen protestës së 8 dhjetorit në Tiranë.
“Ta nisim me 8 dhjetor përballjen në Tiranë, një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie. Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj që kalon është një ditë, një javë, një muaj më shumë hajdutëri e vjedhje e parave tuaja. Nuk ka pse t’ia zgjasim kohën të keqes. T’ia shkurtojmë kohën të keqes, t’ju japim edhe një herë mundësi ju të zgjidhni me votën tuaj qeverinë që meritoni”- tha Basha.