Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka marrë pjesë në marrëveshjet online të firmosura mes vendit tonë dhe BERZH për turizmin dhe trashëgiminë në disa prej qyteteve.
“Tashmë topi është në fushën jo vetëm të BE-së por edhe të Shqipërisë. Jo vetëm në fushën teknike, për të arritur projekte më të mira që mund të ketë ndikim jo vetëm rajonal, që mund të ndryshojë peizazhin e vendit. Kjo marrëveshje që ç’kyç 40 milionë euro grante nga BE. Kjo mbështetje është më shumë se kurrë e nevojshme. 15 milionë pajisje mjekësore për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike. Gjithashtu kemi nisur një program të fuqishëm që është nisma pas tërmetit për t’u rimëkëmbur, por edhe turizmin dhe ekonominë e vendit. Do të nxirren tendera për të hapur rrugë për forcimin e turizmit dhe ruajtës. Jemi krenarë që BE tregon rolin e vet për të mbështetur qeverinë shqiptare. Është koha që ti vihemi punës, jemi këtu për të ndihmuar por presim që të ecim përpara”, tha Soreca.
/e.rr