Deputeti, Lefter Maliqi ka hedhur akuza të rënda ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismajli, sipas së cilit po i trajton në mënyrë çnjerëzore të burgosurit, prandaj ato kanë nisur grevat e urisë.
Maliqi shprehet se aktet korruptive në Burgje janë shumë të mëdha. Me një gjuhë të ashpër, Maliqi ka sulmuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama si dhe opozitën jashtparlamentare dhe atë parlamentare.
Për këtë të fundit thotë se është përdorur nga Rilindja, ndërsa për PD-LSI nuk është dakord me reagimin e tyre të qetë pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
“Sistemi i burgjeve që mbahet e fshehtë, vazhdon greva e urisë në Shkodër, Rrogozhinë, Peqin dhe 313. Një nga kërkesat e tyre është shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Ca po ndodh me burgjet, era krim, era korrupsion, i vetmi sistem që s’ka lidhje me PD, por me lidhje me krimin. 270 janë komanduar, çfarë dosjes, çfarë kasetash ka.
Shkoni te 313, drejtor Burgu është nën komisar me gradën minimale, që nuk lejohet, ku drejton shefin e policisë që është komisar.
Aktet korruptive në Burgje janë shumë të mëdha, kështu siç është ky drejtor, rilindasit kanë vendosur në krye të gjithë sistemin, njerëz që s’kanë lidhje me PS, jo më kot socialistët janë të zhgënjyer, do të ndodhë një Kirgistan i dytë, jam kundër qëndrimeve të buta të opozitës, ka frikë nga koalicioni, nga votat e popullit, Enveri i Rilindjes.
Të gjithë në prill do ikin në kosh plehrash. Opozita e re të përdorura nga ky sekt i rilindjes, i bëj thirrje Metës që të ngrihemi në këmbë kundër këtij regjimi.
Kjo është një mafie në krye të shtetit, janë shkatërruar njerëzit duke ndenjur në çadra”, tha Maliqi.
/e.rr