Kur kanë kaluar më pak se një muaj nga vrasja e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, një nga grabitësit e Rinasit, Report Tv raporton se hetimet janë në rrugën e duhur, duke çuar drejt zbardhjes së ngjarjes.
Referuar burimeve të sigurta gjatë kësaj faze të hetimit është identifikuar një person si i implikuar në këtë ngjarje, por deri më tani askush nuk është ndaluar apo arrestuar. Lidhur me këtë ngjarje pritet të ketë zhvillime të rëndësishme nga grupi hetimor që kanë të bëjnë zbardhjet e atentatit të 17 shtatorit të Bujar Çelës, mbi motivet e kësaj vrasjeje si edhe autorët që kryen ekzekutimit.
Pista kryesore e hetimeve është për shkak të përfshirjes kriminale të vëllait të tij, Talo Çela në grabitjen e Rinasit si dhe dyshimet për disa vrasje në Durrës, mes tyre dhe vëllezërve Haxhia në Durrës.
Ekzekutimi mafioz i Bujar Çelës ndodhir rreth orës 05:45 të mëngjesit të 17 shtatorit, atëherë kur 62-vjeçarikonsumonte çdo mëngjes kafenë, për shkak se punonte taksist ku priste udhëtarë që vinin me autobusë nga Greqia. Makina e tij tip “Benz” me targa AA 020 UZ, që e përdorte si taksi ishte parkuar në hyrje të lokalit në Bradashesh, ku Çela po konsumonte kafenë.
/e.rr