Një ish-atlete, e përfolur si e dashura e presidentit rus Vladimir Putin është zhdukur prej dy vitesh, mes thashethemeve që ajo ka qenë shtatzanë dhe priste binjakë.
Fituesja e medaljes së artë olimpike Alina Kabaeva, 37 vjeç, nuk është parë që nga viti 2018, kohë kur u tha se ishte dy muajshe shtatzënë, raporton The Sun.
Ajo mendohet të ketë lindur djem prillin e kaluar në një klinikë në Moskë.
Por shqetësimi po rritet se ajo është zhdukur, shkruajnë mediat e huaja.
Alina, ish-deputete në partinë Rusia e Bashkuar të Presidentit Putin, dikur pozoi gjysmë nudo në një revistë.
Thashethemet për romancën e saj me Putinin e divorcuar, 68 vjeç, u përhapën në vitin 2008.
Një burim nga Moska tha për The Sun: “Putini është një njeri tejet diskret- ai ka fshehur dy vajzat e tij të rritura nën letërnjoftime të rreme për vite me rradhë. Edhe tani, megjithëse ai flet për to herë pas here, ai kurrë nuk i thërret në emër. Ai është shumë i fiksuar në lidhje me sigurinë e familjes së tij.”
g.kosovari