Lionel Messi në një moment të karrierës së tij dëshironte të largohej nga Barcelona për t’u bashkuar me gjigandët e Premer League, Chelsea, në vitin 2004. Ylli argjentinas ndryshoi mendim kohët e fundit për largimin nga “Camp Nou” këtë verë dhe vendosi ta harxhojë aty pjesën e mbetur të kontratës. Por, sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Messi ishte afër transferimit në Angli, kur klubi nga “Stamford Bridge” e telefonoi.
Ylli argjentinas ishte afër bashkimit me Chelsea në vitin 2004, për të luajtur nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho. Portugezi, që drejtonte blutë në atë kohë, pati një bisedë të gjatë telefonike me 16-vjeçarin e atëhershëm, në një përpjekje për ta marrë në Londrën perëndimore. Sidoqoftë, gjërat nuk shkuan mirë për “Special One”, pasi Messi vazhdoi të konfirmohej vit pas viti si një nga më të mirët e historisë së futbollit, duke fituar shumë trofe me Barçën.
Mourinho kurrë nuk e ka fshehur admirimin e tij për sulmuesin argjentinas. Ai ka thënë më 2015: “Një gjë është një ekip. Një tjetër gjë është një ekip me Messin. Është një histori tjetër. Ai arriti në një finale të Ligës së Kampionëve me Frank Rijkaard. Fitoi Champions-in me Pep Guardiola. Po luan një finale të Ligës së Kampionëve me Luis Enrique. Kur njerëzit analizojnë ekipet, duhet të mbani mend se ky djalë e bën gjithçka ndryshe.
Po, po, ai e bën gjithçka ndryshe. Mendoj se ky djalë e bën diferencën i vetëm. Ju keni dyshime se Manchester City me Messi mund të fitojë Ligën e Kampionëve? Apo Arsenali me Messin mund të fitojë Ligën e Kampionëve? Apo Chelsea me Messin mund të fitojë Ligën e Kampionëve? Apo Manchester United me Messin mund të fitojë Ligën e Kampionëve? Unë nuk mendoj kështu”.
g.kosovari