Giuseppe Petriccione , 46-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar, Serxhio Marku, ka deklaruar se është i pafajshëm për ngjarjen në fjalë dhe se përgjegjës për vrasjen e të riut është shoku i tij i dhomës.
Gjatë marrjes në pyetje përballë trupës gjykuese, 46-vjeçari shprehet se nuk e njihte viktimën dhe se në të vërtetë ai po përpiqej ta ndante Markun nda shoku i tij i dhomës.
“Unë nuk e njihja viktimën. Po përpiqesha t’i ndaja. Ata po përlesheshin. E di që tingëllon absurde, por e urrej dhunën, kam frikë prej saj. Të dy ishin të mbuluar me gjak, ata më shtynë mënjanë. Unë isha personi që u përpoqa t’i ndaj. Unë pashë disa veprime therëse, kisha frikë. Ata po flisnin në anglisht dhe unë nuk mund ta kuptoja. Thjesht po më shqetësonte. Unë jam një person paqësor,”- tregoi ai.
Më tej, Giuseppe shtoi se shoku i tij i dhomës i kishte thënë se Marku e kishte kërcënuar dhe se për këtë arsye ishte konfrontuar me të, ngjarje e cila solli vdekjen.
Serxhio Marku, 21 vjeç, u gjet gati i vdekur në kuzhinën e një banese në Brighton në 11 shtator, 2019. Marku, i njohur si Jack, ishte një tregtar droge, siç dhe u tha më vonë në gjykatë. Të pandehurit, Giuseppe Petriçione dhe Francesco D’Agostino, e kishin kontaktuar atë mbi njëqind herë në muajt para vdekjes së tij dhe tani fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjen.
Nga të dhënat telefonike në orën 11.41 është dërguar një mesazh nga telefoni i D’Agostino, ku shkruhej: Sonte do të bëj një vrasje!
g.kosovari