Deri në mesditë moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme, të cilat pësojnë zhvillim dhe sjellin shira afat-shkurtër. Por pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë ndjeshëm kushtet atmosferike në vend duke ri-kthyer kthjellimet.
Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë e duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e Europës do të përfshihet nga mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme kthjellimet do jenë në Europën Jugperëndimore. Ndërsa më vranësira dhe shira të rrembyeshëm mbetet Europën Veriore. Po ashtu rrebeshe shiu mbizotërojnë brigjet e detit të zi dhe pjesërisht ballkanin perëndimor.
g.kosovari