Komisioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka reaguar pas takimit me Presidentin Ilir Meta duke zbardhur disa nga temat e diskutuara.
Varhelyi shkruan në “Twitter” se është diskutuar për reformat që duhet të ndjekë Shqipëria, planin ekonomik si dhe investimet për Ballkanin Perëndimor.
“Diskutuam me Presidentin Ilir Meta në Tiranë sot në lidhje me reformat që Shqipëria duhet të ndërmarrë në rrugën e BE-së. Gjithashtu prekëm planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Varhelyi.
/a.r