Sipas sondazhit të së përditshmes spanjolle Mundo Deportivo, kandidati më i favorizuar për të fituar topin e artë për këtë vit është Lionel Messi. I realizuar përmes 100 lojtarëve, tranjerëve dhe ish tranjerëve nga vende të ndryshme të Europës, rezulton se Messi është favorit sërish për të fituar.
Cristano Ronaldo ka dalë i dyti në renditje. Ndërkohë, i treti është renditur Neymar, derisa Suarez përfundoi në vendin e katërt. Zlatan Ibrahimovic është pozicionuar në të pestin dhe Andres Iniesta në të gjashtin.