Nga ARTUR AJAZI
Lulzim Basha nuk ka asnjë shans për të fituar zgjedhjet e 25 Prillit 2021, dhe zero shanse të bëhet kryeministër i vendit, përsa kohë Edi Rama do të jetë në krye të Partisë Socialiste.Kjo e ka shpjegimin me dy fjalë, nuk drejton dot, dhe nuk fiton dot. E para, nuk drejton dot Partinë Demokratike, e cila është copëzuar në 1001 cifla të cilat nuk dihet se ku do të përfundojnë pas zgjedhjeve, dhe e dyta nuk fiton sepse përballë tij (nuk është realisht Rama) janë 2/3 e demokratëve me të cilët ai e ka zgjidhur përfundimisht “kontratën” e besimit dhe shpresës. Vetëm një ditë pas miratimit në Parlamentin e Shqipërisë të ndryshimeve në kod, që sanksionuan në ligjin e ri zgjedhor “ndalimin e koalicione parazgjedhore me listë të përbërë”, kryetari i PD Lulzim Basha (si gjithmonë pas pilafit) mblodhi aleatët ne selinë blu. Natyrisht në mbledhjen me dyer të mbyllura, janë diskutuar, jo vetëm “listat”, por edhe formula si do dalë në zgjedhjet e ardhshme “ish-opozita e bashkuar”.Skenari i parë është dalje me “dy lista”, njëra nga PD dhe tjetra nga LSI, ndërkohë që Lulzimi po shqyrton një tjetër mundësi, daljen me një “listë unike”, por kjo pritet të vendoset për më vonë. Ndërkohë pas takimit Lulzim Basha deklaroi se “ “vendimin e kemi marrë me shqiptarët, dhe nuk ka formulë ta shpëtojnë Ramën, vetëm po ndërroi të gjithë votuesit me Kushtetutë”. Njeriu në fakt mund të bëhet qesharak edhe rastësisht, apo edhe kur i ndodh diçka e papritur, por të bëhet me ndërgjegje të plotë edhe kur është njeri publik dhe politikan që pretendon se “përfaqëson gjysmën e shqiptarëve”, kjo nuk ka ndodhur kurrë. Ai është i bindur se, duke bërë shaka dhe duke bërë gjithmonë “viktimën”, do tu mbushë mëndjen shqiptarëve se “duhet të votojnë vetëm për PD”. Iku koha e “idealizimit politik” Lulzim, iku koha e mashtrimeve me “heronj tranzicioni” apo me akuza dhe shpifje “made in Doktori”. Sot shqiptarët po prekin dhe shijojnë ndryshimin, alternativën dhe premtimet e mbajtura të Edi Ramës, sot shqiptarët koha po i gjen të bashkuar, rreth zhvillimeve të vrullshme të një epoke të re, ku integrimi dhe rritja e cilësisë së jetës, mbeten parësore. Nuk e merr dot pushtetin ti Lulzim, duke i fryrë “burive” të Doktorit, duke u rehatuar tek programi i Doktorit, apo dhe duke mbajtur shpresën se edhe ata demokratë që të kanë mbetur, do të votojnë si 30 vite më parë. Në PD nuk qasen më as ish-pronarët dhe as ish-të përndjekurit, të cilët ju i keni ofenduar dhe rrahur, kur ata kishin kurajon dhe kërkonin të drejtën e tyre. Në PD nuk qasen më as idealistët e dikurshëm dhe as ish-themeluesit e asaj partie, pasi ju i keni mbyllur derën, i keni denigruar, dhe fshirë emrin nga kujtesa historike e asaj partie. Nuk e fiton dot pushtetin ti Lulzim, sepse të mungon jo vetëm aftësia, karizma dhe mbështetja, por dhe të mundon e kaluara e cila të mban peng në SHQUP, bashkë me Doktorin. Të kërkosh pushtetin kur je kryetar i një partie politike është diçka krejt normale, por të kërkosh pushtetin kur nuk ndjehesh i tillë, kjo pastaj quhet “diçka” tjetër Lulzim. Në 25 Prill 2021, në ditën e madhe të ndryshimeve dhe mendësive politike, Partia Socialiste dhe Edi Rama, do të fitojnë thellë zgjedhjet, duke nisur rrugëtimin drejt mandatit të tretë qeverisës, me bekimin e votës së shumicës së shqiptarëve. Trego qytetari Lulzim, bëj një premtim nga sot, bëhu xhentil të paktën njëherë në jetën tënde, dorëzoi çelësat dhe vulën Doktorit, dhe uroje Edi Ramën, jo për servilizëm, por për gjithçka ai ka bërë deri sot, për vendin, politikën, madje edhe për ty personalisht. Bëje, dhe do të ndjehesh se ke bërë vërtetë gjënë e duhur, sa ishe në politikë, edhe pse rastësisht…..
Nuk merr pushtet se eshte gjobaxhi
Yess!!