Respektimi i izolimit është kthyer në çështje për Juventusin. Qendra Rajonale Shëndetësore e Torinos ka bërë të ditur se do të denoncojë në Prokurori lojtarët e klubit që nuk kanë zbatuar urdhrin që është dhënë për izolim ndaj tyre për shkak të rasteve pozitive në ekip. Këtë e kanë bërë për t’u bashkuar me përfaqësueset përkatëse për ndeshjet ndërkombëtare.
Ishte i njëjti klub që na tha që disa lojtarë ishin larguar nga vendi i izolimit dhe për këtë arsye ne do të njoftojmë autoritetin kompetent, atë të Prokurorisë, për atë që ndodhi. Tani detyra jonë është të kalojmë emrat e atyre që ndërprenë izolimin. Ndoshta dikush do të duhet të paguajë një gjobë “, shpjegoi Roberto Testi, drejtori i Departamentit të Parandalimit të Qytetit Asl të Torinos.
Ata u larguan nga J Hotel, pa autorizimin ASL, për të arritur ekipet e tyre përkatëse kombëtare Bentancur, Cuadrado, Danilo, Dybala dhe Ronaldo. Ka nga ata që edhe pse është grumbulluar në kombëtare, janë duke pritur kontrollet e parashikuara nga protokolli. Shembulli është Adrien Rabiot: nëse dy tamponet rezultojnë negativë, në përfundim të 5 ditëve të izolimit, që do të thotë nesër, mund të bashkohet me Francën.
g.kosovari