Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e 10-të të grevës së urisë. Mësohet se kreu i Sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj bashkë me dy të tjerë, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe duhet të shtrohen urgjentisht në spital. Mjekja që i ka vizituar u ka rekomanduar që të shtrohen në spital, por kjo gjë nuk është pranuar nga naftëtarët.
Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së naftëtarëve shprehet se do të rezistojnë deri në vdekje, pasi qeveria duhet të plotësojë kërkesat e tyre.
“Nuk tërhiqemi, kemi halle. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për pagat tona. Kushdo që do na qajë hallet i ka dyert e hapura. Do të rezistojmë deri në vdekje, nuk ka tallje me ne”, është shprehur Sokol Dauta, kreu i Sindikatës së naftëtarëve.
Nga ana tjetër, të gjithë naftëtarët e tjerë janë shprehur të gatshëm për të zëvendësuar kolegët e tyre në çfarëdo lloj situate.
Ndërkohë mjekja do të bëjë një relacion për situatën e të sëmurëve që refuzuan të dilnin nga greva.
“Sokoli duhet të marrëm mjekim për tensionin edhe pirrua, për mua ju të tre ose merrni mjekim në urgjencë ose dilni nga greva nuk jeni në gjendje. unë këto shënime do të bëj.
Fiziologjiku nuk u nxjerr nga gjendja. Ju keni nevojë për elektrolizë, glukozë nuk mund t’u bëjmë pa bërë analizat e tjera. Në urgjencë është mjekimi më i specializuar.
Sot është dita e 10 e grevës, vetëm qëndrimi në këtë ambient shtuar stresi, pa llogaritur kequshqyerjen nuk ke çfarë thua për gjendjen shëndetësore. 3 nga grevistët ose duhet tëdalin nga greva ose duhet të shkojnë në urgjencë. Vetë ambienti për të likide dhe serume nuk është i përshtatshëm. Tani do ta bëj realizonin dhe tua paraqes organeve më të larta.
Të gjithë e dimë se është i rrezikshëm qëndrimi i tyre këtu. Nëse ata nuk pranojnë une si mjeke do bëj relazionin për tuua paraqitur organeve dhe u takon atyre që të ndërhyjnë“, tha mjekja.
g.kosovari