Greqia ka reaguar ashtpër pasi dy anije turke kanë hyrë afër Qipros, në Varosia. Greqia e ka dënuar këtë veprim duke e konsideruar si shkelje të Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Greqia dënon me forcë vendimin e Turqisë për të zgjatur lejen e hyrjes në frontin bregdetar Varosia. Ky vendim është një shkelje e qartë e Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Greqia do të forcojë të gjitha përpjekjet përkatëse të Republikës së Qipros”, thuhet në reagim e qeverisë greke.
Edhe ministri i Jashtëm i Greqisë ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij qipriot për zhvillimet e fundit dhe ka dënuar vendimet e fundit të Turqisë.
I spoke by phone to#Cyprus FM @Christodulides. New turkish illegal and provocative actions in Varosha discussed. pic.twitter.com/iRAty7jUMh
— Nikos Dendias (@NikosDendias) October 6, 2020
Ndërkohë që ditën e djeshme Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, pati një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku u diskutua rreth konfliktit në Mesdhe
g.kosovari