Forcat e Sigurisë në Mali arrestuan dy persona të dyshuar për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin terrorist të pak ditëve më parë në një hotel luksoz në kryeqytetin Bamako, ku u vranë 20 persona.
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Sigurisë në Mali.
“Janë arrestuar dy të dyshuar”, tha Amadou Sangho, zëdhënës i ministrisë së sigurisë.
Persona të armatosur kishin sulmuar një hotel, të frekuentuar nga të huajt në kryeqytetin e Malit, Bamako. Dy njerëz kishin marrë peng 140 klientë të hotelit dhe 30 të punësuar.
Luftëtarë islamikë, të lidhur me AlKaidën, kanë okupuar zonën veriore të Malit që nga viti 2012, para se të dëboheshin nga operacionet e vazhdueshme të udhëhequra nga ushtria franceze, që nga janari i viti 2013. Megjithatë, grupet islamike kanë vazhduar me sulme në vend.