Gjatë bombardimeve mes forcave ruse dhe atyre siriane në qytetin Lataki është vrarë gjenerali Rashid Bakdas, i cili kishte komanduar me trupat rebele që morrin pjesë në rrëzimin e aeroplanit rus Su-24.
Rebelët sirianë kanë konfirmuar vdekjen e Bakdas, pas sulmeve të ashpra ajrore ruse në Siri, bën me dije lajmi.net.
Bakdas, gjeneral brigade, i cili në fillim të luftës civile në Siri dezertoi nga ushtria e rregullt për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë, kishte komanduar me trupat që kanë vrarë pilotin rus Sergei Rumjanceva, ndërsa po lëshohej me parashutë në tokë.