Dega e Partisë Demokratike në Vlorë njofton se janë konfirmuar 19 kandidatët që garonin për në fazën tjetër. Nga 1500 anëtarë, kanë marrë pjesë në votim 892, ose 59.5%.
Partia Demokratike shpreh mirënjohjen për pjesmarrjen e lartë në këtë proces, dhe i uron suksese kandidatëve për në fazën tjetër. Bie në sy prania e ish-kreut të KLSH, Buja Laskaj, si dhe ish-ministër kulture në kohën e PD-së. Por mungon binzesmeni Agron Shehaj.
“Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Vlorës janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Vlorës do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i PD Vlorë
Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë.
Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.
Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:
Numri i anetareve me të drejtë vote: 1500 anëtarë.
Pjesëmarrja në votime: 892 anëtarë ose 59,5 %.
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:
Alta Haluci
Atird Hoxha
Bujar Leskaj
Edmond Fetahu
Eneida Vera
Eremal Arapi
Fation Veizaj
Hysni Sharra
Ilva Lamaj
Juliana Xhindoli
Kreshnik Alimerko
Liljana Elmazi
Lorenc Danaj
Martin Gega
Nada Daullja
Nadire Meçorapaj
Piro Ahmetaj
Saemira Shaska
Vullnet Karalliu