Arma e një polici grek është shkrepur aksidentalisht gjatë arrestimit të një të riu shqiptar në shtetin fqinj.
Gjithçka ndodhi në momentin kur policia po arrestonte një 21-vjeçar, i cili tentoi të merrte armën efektivit të policisë.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Katerinit në Greqinë veriore, pas një sherri banal në sheshin qendror të Katerinit.
Efiktivë të shumtë kërkuan nga dy shqiptgarë dhe një grek që të tregonin çfarë kishte ndodhur.
Grupi i të rinjve reagoi negativisht, çka i detyroi agjentët e policisë të kërkojnë shoqërimin e tyre në rajon.
21-vjeçari shtyu dhe goditi policët dhe tentoi t’i rrëmbente armën një agjenti të policisë.
Gjatë përplasjes,arma u shkreh gabimisht,duke shkaktuar panik. Më pas ai është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat.
/a.r