Nga ARTUR AJAZI
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, listat e hapura, pragu 1 per qind, dhe sfida të tjera të këtij lloji, pa asnjë dyshim do të spastrojnë politikën shqiptare nga llumhanet 30 vjeçare. Eshtë e pakonceptueshme, se si akoma në Parlamentin e Shqipërisë, ka deputetë të pavotuar por thjesht të sjellë aty, nga listat e pazarexhiut Lulzim Basha. Eshtë e pakonceptueshme se si akoma në Parlamentin e Shqipërisë ka deputetë që nuk janë të arsimuar, të edukuar, të kulturuar, të emancipuar, mes tyre fatkeqësisht edhe gra. Eshtë e paimagjinueshme se si akoma dhe sot në Parlamentin e Shqipërisë, ka deputetë aksidentalë, që nuk dalin dot nga statura e tyre reale, që akoma nuk dinë dhe nuk zbatojnë rregullat elementare të edukatës dhe qytetarisë. Si mundet që në Parlamentin e Shqipërisë, të ketë akoma deputetë që edhe pse nuk dinë shkrim e këndim, mbajnë si mburojë “Heroin e Demokracisë”, flasin akoma me gjuhën dhe xhestikulacionet e tij, që nuk dinë të lexojnë dhe komentojnë projektligjet dhe amendamentet që vijnë në komisionet parlamentare, etj, etj. Ky është pra, Kuvendi i Shqipërisë në 2020. Kjo situatë duhet të përmbyset urgjentisht pas 25 Prillit 2021, dhe do të ndodhë. Qilizmi duhet të bëhet me votë. Shqipëria meriton një Parlament të mbushur me njerës të arsimuar, me intelektualë dhe jo rrugeçër, një Parlament që të ketë brënda tij, kompetentë dhe profesionistë, një Parlament që të krenohet me përfaqësimin e tij në takimet dhe dyert e kancelarive të Europës. Deri sot nuk ka ndodhur një gjë e tillë, ndaj shpesh ndërkombëtarët gajasen me fjalimet dhe reagimet e atyre që aksidentalisht ne i quajmë “deputetë liste”. Mandati i deputetit, u bë pazar qysh nga 26 Maji i 1996, kur Partia Demokratike dhe Sali Berisha vodhën me banda zgjedhjet, qysh asokohe kur bandat e asaj partie rrahën dhe masakruan drejtuesit e Partisë Socialiste në rrethe dhe në qendër të Tiranës. Mandati i deputetit ka humbur vlerën, qysh asokohe kur Partia Demokratike dhe Doktori i saj, mbushte listat me të fortët, me miq dhe shokë të dënuarish për vepra të ndryshme penale, qysh asokohe kur mandatin e deputetit e shisnin dhe e blinin me qindra mijëra euro, ata që edhe sot na hiqen sikur janë “evliha” dhe shpëtimtarë të “demokracisë”. Ndryshimet e miratuara në Kodin Zgjedhor, janë dhe do të mbeten “nyja” shpëtimtare e kësaj situate në të cilën gjendet vendi dhe procesi zgjedhor, në të cilën e katandisi lidershipi i Partisë Demokratike në 30 vite. Në 25 Prill 2021, rrëzohet përfundimisht llogorja prej “betonarmeje” nga ku prej 3 dekadash qëndrojnë pazarexhinjtë e politikës më destruktive të Shqipërisë. Ku prej 30 vitesh,qëndrojnë ata që i vunë kazmën vendit, pasurive, proceseve zgjedhore,ata që ishin mësuar të vidhnin vota me dhunë dhe të merrnin dhe ta mbanin pushtetin me banda. Në 25 Prill 2021, do të marrë fund skalioni i fundit i antiligjorëve, do të marrë fund “grupi i zjarrit”, që nis nga SHQUP-i dhe përfundon në Presidencë, do të marrin fund partiçkat e hajdutëve dhe atyre që kur ishin ogiçët e pushtetit, nuk lanë municione dhe troje pa shitur dhe blerë, duke marrë jetë njerësore të pafajshme. Parlamenti i Shqipërisë Europiane, i dalë pas 25 Prillit 2021, do të jetë fytyra e vërtetë e një shteti ligjor, e një qeverisje të përgjegjshme, që ka 7 vjet e gjysëm që kacafytet me regresistët, për të shpëtuar të ardhmen e vendit. Në 25 Prill 2021, vota e shqiptarëve dhe kontributi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, do të largojnë përfundimisht nga salla e Parlamentit , llumhanet e fundit të politikës së vjetër…
Kur do te jete ajo dite
Te ikin debilat
Kur do të vijë dita, të zhduket Leshelija?!