Seanca parlamentare e kësaj të hëne pritet të ketë zhvillime të rëndësishme ku do të miratohen dy ndryshime të rëndësishme për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Dy pikat kryesore ku do të fokusohet më shumë parlamenti janë miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor si dhe emrat për drejtuesit e organeve të KQZ-së së re.
Përpara dy ditësh në Komisionin e Ligjeve është miratuar drafti i ri i PS-së për rirenditjen e listave të kandidatëve e cila do të bëhet me votë preferenciale që fillon nga kandidati i parë deri tek i fundit.
Herësi nuk do të jetë më i madh se 10 mijë vota dhe pragu elektoral është përcaktuar 1% dhe jo 3% siç ishte propozuar në fillim. Ndërkohë PS ka saktësuar një prej pikave të draftit të saj ku kryetari i partisë mban vetëm 1 mandat pavarësisht se mund të garojë në 4 qarqe.
Pavarësisht se ky ka qenë një propozim i përditësuar nga PS, me disa ndryshime të reja, sërish nuk është pranuar nga opozita.
Ajo parlamentare është e ndarë në dy pjesë, ku disa deputetë janë pro votimit të draftit të PS, (Adiola Braha dhe Nimet Musai votuan pro te ‘Ligjet’) ndërsa një pjesë janë kundër, më konkretisht Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Andi Përmeti, të cilët bojkotuan mbledhjen. Nga ana tjetër edhe opozita jashtëparlamentare është kundër.
Rendi i ditës
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare date 24.9.2020.
Njoftimi i 9eshtjeve te depozituara ne Kuvend për shqyrtim.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 10.019, date 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””.
Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit Shtetëror te Zgjedhjeve”.
Projektvendim “Për zgjedhjen e Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”.
Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionit Rregullator”.
Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve”.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës
g.kosovari