Përplasja e dy makinave ka përfunduar me një të plagosur mëngjesin e sotëm.
Rreth orës 08:55, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.M., duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targa AA779DM është përplasur me një tjetër mjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin B.L.
Si pasojë e përplasjes është lënduar pasagjerja në mjetin tip “Ford”, shtetasja F.M., e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ambulanca nuk ka mbërritur ende.
Nuk dihet ende shkaku u këtij aksidenti, por dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit.
g.kosovari