Gjykata e Kukësit ka liruar shoferin dhe biznesmenin e kapur në të njëjtën makinë me Fjolla Morinën.
Të lirë janë lënë Fsnik Syla dhe Fitim Muji të cilët më parë ishin caktuar me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Mësohet se Gjykata e Kukësit, ka dhënë masën ‘detyrim paraqitjeje”, deri në përfundim të hetimeve për çështjen në fjalë, pavarësisht se nga ekspertiza, në armën që mbante Fjolla Morina, nuk u gjetën gjurmë të Sylës dhe Mujit.
Tashmë Syla, mund të kthehet në Belgjikë, aty është vendosur prej vitesh me familjen dhe bizneset e tij, por do t’i duhet që për çështje procedure, të shkelë sërish në Shqipëri. Ndërsa Muji, do të kthehet në Kosovë.
Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestuar më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.
g.kosovari